Sot vendimi, kush do ta drejtojë qeverinë italiane?

Ashtu siç ishte parashikuar brenda ditës së sotme Italia do të ketë vendimin mbi formimin e qeverisë së re.

Qeveri e një koalicioni të gjerë, qeveri teknike, qeveri mes dy formacioneve fituese të zgjedhjeve ose një qeveri me një mandat eksplorues (kërkimor) deri në një afat të dytë

Gjithçka varet nga vendimi i sotëm i Presidentit Italian. Zyra e presidencës italiane ka informuar se në orë 11:00 të ditës së sotme, Presidenti Sergio Matarella ka thirrur në bisedime kryetaren e dhomës së senatit italian Maria Elisabetta Alberti Casellati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas këtij takimi do të bëhet publik dhe vendimi i kreut të shtetit

Swiss Digital Mobile Reklama

Duket e qartë se zgjedhja e kreut të shtetit është krijimi i një qeverie me mandat eksplorues me detyrën e lehtësimit të punës për krijimin e një qeverie afatgjatë

Në rolin e negociatores mes forcave politike për gjetjen e marrëveshjes së duhur qeverisëse do të jetë kryetarja aktuale e dhomës së senatit, e cila është një figurë mjaft e rëndësishme e partisë Forza Italia të Silvio Berlusconit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?