Spanja e gjunjëzuar nga koronavirusi, 769 të vdekur në 24 orë, mbi 64 mijë të infektuar

Një tjetër ditë zezë për Spanjën, ku vetëm në 24 orët e fundit 769 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi bëjnë me dije autoritetet shëndetësore vendase, Si rezultat, numri total i viktimave ka shkuar 4858. Po ashtu edhe numri i personave te shëruar është rritur duke shkuar në 9357.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë gjithashtu të ditur se numri i rasteve të reja të konfirmuara në ditën e fundit ishte mbi 4500, duke e çuar numrin total të të infektuarve në vend në mbi 64000.

Spanja është vendi i dytë më i goditur në Europë për numrin e infekrioneve me koronmavirus, të cilat mund të kenë nisur shumë më herët nga sa u dalluan në këtë vend dhe kanë krijuar tashmë një rrjet përhapjeje shumë të gjerë dhe të rrezikshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?