Spanja “mban frymën”/ Kërkuesit në metrat e fundit të pusit, nuk dihet nëse vogëlushi Julen është gjallë
E gjithë Spanja i ka kthyer sytë nga pusi i ngushtë, ku po gërmohet për shpëtimin e Julen-it të vogël, i cili ndodhet prej ditësh i bllokuar.
Ekipet e shpëtimit në Andaluzi kanë vijuar punën pa ndërprerje edhe gjatë ditës së sotme, me shpresën se i vogli do të jetë gjallë.
Ndërkohë, sipas ekspertëve që po merren me planin e shpëtimit edhe pak metra i ndajnë shpëtuesit nga vendi ku ndodhet Juleni.
Dyvjeçari, Julen Roselló u rrëzua në pusin e ngushtë, të dielën më 13 janar, ndërkohë spanjollët prej 10 ditësh janë duke mos ia shqitur sytë televizorit për të marrë lajme pozitive nga gjendja e fëmijës.
Nga i vogli nuk ka shenja jete, por prindërit, e gjithë Spanja dhe shpëtuesit po punojnë me shpresën e mirë se djali i vogël është ende gjallë.

KOHA JONË SONDAZH

