Spanja mban sot zgjedhjet e përgjithshme, pushteti pritet të kalojë nga e djathta ekstreme

Spanja mban sot zgjedhjet e përgjithshme që mund ta bëjnë atë vendin më të fundit anëtar të Bashkimit Evropian që do të kalojë nga e djathta. Mbi 36 milionë votues në Spanjë do të mund t’i hedhin votat e tyre ndërmjet orës 9 të mëngjesit dhe 8 të mbrëmjes, ndërsa rezultatet pothuajse përfundimtare pritet të bëhen të ditura deri në mesnatë.

Kryeministri Pedro Sanchez ka thirrur zgjedhje të parakohshme, pasi Partia e Punëtorëve Socialistë Spanjollë dhe partneri i saj nga ekstremi i majtë, Unidas Podemos, u mposhtën në zgjedhjet lokale dhe rajonale në maj. Sanchez është kryeministër që nga viti 2018.

Shumica e anketave të opinionit për zgjedhjet e 23 korrikut e kanë vënë Partinë Popullore të krahut të djathtë, e cila ka fituar zgjedhjet në maj, para socialistëve të Sanchezit, por kanë parashikuar se asaj do t’i duhet mbështetja e partisë së ekstremit të djathtë, Vox, për të formuar një qeveri.

Një koalicion i tillë do të kthente një forcë të ekstremit të djathtë në qeverinë spanjolle për herë të parë që kur vendi kaloi në demokraci, në fundin e viteve ’70, pas sundimit gati 40-vjeçar të diktatorit Francisco Franco.

Zgjedhjet po mbahen në kulmin e verës, teksa miliona votues do të jenë duke pushuar larg qendrave të tyre të votimit. Kërkesat për votim me postë janë rritur, ndërsa zyrtarët kanë parashikuar një pjesëmarrje prej rreth 70 për qind të personave më të drejtë vote.

SHKARKO APP