Spanja në gatishmëri për një valë të tretë të të nxehtit, mbi 700 mijë hektarë pyje të djegura
Tre zjarret që dogjën më shumë se 10,000 hektarë pyje në fundjavë në Spanjë janë nën kontroll, por pjesa më e madhe e vendit është në gatishmëri, për shkak se është parashikuar që të nisë vala e tretë e të nxehtit.
Kjo valë e tretë e të nxehtit, që prek të gjithë Gadishullin Iberik, do të zgjasë deri të enjten dhe pason një fundjavë të ngarkuar për zjarrfikësit spanjollë. Katalonja dhe Andaluzia janë dy rajonet e Spanjës më të prekura nga thatësira që favorizon shfaqjen dhe përhapjen e zjarreve.
Më shumë se 700,000 hektarë janë djegur në Spanjë që nga fillimi i vitit, një shifër e vogël krahasuar me 3,000,000 hektarët e shkatërruar në vitin 2022. Ekspertët besojnë se shtimi i episodeve të valëve të të nxehtit, si dhe kohëzgjatja dhe ashpërsia e tyre, janë pasojë e ndryshimeve klimatike.