Spanja nis planet për “normalizim” pasi vdekjet nga COVID-19 bien ndjeshëm
Autoritetet shëndetësore spanjolle kanë filluar të përgatisin planet për të lëvizur drejt “një normaliteti të ri” pasi numri i vdekjeve nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në vend ra nën 300 për herë të parë në javë.
Të Dielën, fëmijët nën 14 vjeç u lejuan të dalin të luajnë për herë të parë që nga mesi i marsit dhe kryeministri, Pedro Sánchez, ka njoftuar se të rriturit gjithashtu mund të lejohen të dalin për të bërë vrap ose ushtrime të tjera nga fundjava tjetër, nëse përpjekja për të frenuar përhapjen e virusi vazhdon të shpërblehet.
Fernando Simón, kreu i qendrës së Spanjës për emergjencat shëndetësore, tha që shifrat e fundit treguan një “prirje të qartë zbritëse”, duke shtuar se vendimi i qeverisë për të lejuar disa punëtorë të ktheheshin në punët e tyre dy javë më parë nuk kishte pasur ndonjë ndikim negativ deri më tani.
Simón tha që kishte ardhur koha për të folur për një kalim në normalitet – brenda kufijve të koronavirusit
Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë, janë zbuluar 1.729 raste të reja, 3,024 njerëz janë shpallur të kuruar dhe 288 njerëz kanë vdekur nga pandemia.