Spanja pritet të katërfishojë sasinë e vaksinave

Kryeministri spanjoll ka deklaruar  se numri i dozave të vaksinave Covid-19 do të katërfishohet në tremujorin e dytë të vitit.

Pedro Sanchez tha se qeveria ishte e vendosur për të arritur një objektiv vaksinimi të 70% të popullsisë deri në fund të verës. Qeveria ka porositur 126 milion doza të vaksinave të ndryshme – më shumë se 52 milion nga Pfizer / BioNTech, më shumë se 31 milion nga AstraZeneca, 23.5 milion nga Curevac, rreth 21 milion nga Johnson & Johnson dhe 8 milion nga Moderna.

Por programi i vaksinimit të Spanjës është prekur nga moti i keq dhe nga mungesa e furnizimit. Deri më tani janë administruar 3.16 milion doza dhe 1.2 milion njerëz kanë marrë dy doza.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sanchez iu drejtua ligjvënësve mbi gjendjen alarmante të vendit, i cili pritet të zgjasë kufizimet deri në fillim të majit në një përpjekje për të parandaluar transmetimin e virusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa parti të opozitës kanë bërë thirrje që  kufizimet të lehtësohen sa më shpejt por Sanchez e refuzoi duke thënë se lehtësimi i kufizimeve gjatë  Krishtlindjeve kishte kontribuar në një “valë të tretë” të pandemisë në pjesën më të madhe të Europës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?