Spanja shpëton 500 emigrantë në Detin Mesdhe

Autoritetet spanjolle thonë se rreth 500 emigrantë janë shpëtuar nga anijet e shpëtimit, pasi ata tentuan të kalojnë përmes detit Mesdhe nga Afrika.

Francisco Bernabe, përfaqësuesi spanjoll në rajonin e Murcias, thotë se 461 emigrantë kanë mbërritur në portin jugor të Kartagjenës të shtunën, pasi u shpëtuan nga 44 anije të ndryshme.

Anijet drejt Spanjës, thuhet se u nisën nga Algjeria. Kryqi i Kuq u vendos në port për t’i ofruar ndihmë emigrantëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa edhe 40 emigrantë u kapën në dy anije në ngushticën e Gjibraltarit, shkruan rel.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bernabe e quajti valën e emigrantëve “një sulm të koordinuar dhe të papranueshëm në kufijtë” spanjoll.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?