Spanjë, Rajoy do përballet me një mocion mosbesimi

Aleati kryesor i kryeministrit konservator spanjoll, Mariano Rajoy, Ciudadanos, ka kërkuar që shefi i qeverisë të mbledhë “të thërrasë zgjedhje të parakohshme”, pas çështjes “Gurtel”, që dje ka dënuar për korrupsion Partinë Popullore të kryeministrit. Sekretari i Përgjithshëm i Ciudadanos, Manuel Villegas, ka thënë që legjislatura “ka përfunduar.

Opozita e Spanjës do të sfidojë kryeministrin Mariano Rajoy me një mocion mosbesimi. Burime nga Partia Socialiste konfirmuan lajmin këtë të premte, një ditë pasi Gjykata Kombëtare dënoi dhjetra zyrtarë të Partisë Popullore për zhvillimin e një skeme korruptive prej miliona eurosh brenda kësaj force politike nën drejtimin e Rajoy.

29 ish-zyrtarë të Partisë Popullore dhe bashkëpunëtorë të tyre u dënuan me 351 vite burg në total për rolet e tyre në fondet e fshehta të partisë mes viteve 1999 dhe 2005. Një tjetër hetim penal në lidhje me çështjet e partisë nga viti 2005 pritet të fillojë në muajt në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e tij, lideri i opozitës spanjolle, Pedro Sancez, ka thënë se situata e fundit politike është mjaft e rëndë. Ai ka thënë se Partia Socialiste ka paraqitur një mocion mosbesimi ndaj Rajoyt dhe ka propozuar krijimin e një “axhende sociale” që duhet ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?