Spanjë, rrëzohet avioni grek, 10 viktima

Dhjetë persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë plagosur pasi një aeroplan luftarak grek është rrëzuar sot gjatë një stërvitjeje të NATO-s në Spanjë, ka njoftuar një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes atje.

Aeroplani F-16 u rrëzua pak kohë pasi u ngrit në ajër në qendrën e ushtrimeve në Albacete, 262 kilometra në juglindje të Madridit.

“Aeroplani, pjesë e Programit Taktik për Lidership të NATO-s, ishte duke kryer ushtrime kur, gjatë ngritjes në ajër, ai humbi fuqinë dhe ra në një parking të aeroplanëve, duke shkatërruar disa aeroplanë që ishin të parkuar aty”, ka thënë ministria e mbrojtjes përmes një komunikate për media.

Ministria tha se zjarrfikësit janë ende duke punuar në lokalizimin e zjarrit në bazën ushtarake.

SHKARKO APP