Spanjë, rrëzohet avioni ushtarak pranë aeroportit të Seviljes

Të paktën tre persona janë vrarë në një aksident ajror ushtarak pranë aeroportit Seviljes në Spanjë.

Raportet thonë se aeroplani  dështoi vetëm pas ngritjes gjatë një fluturimi provë.

Mediat lokale thonë se të paktën dy njerëz janë plagosur rëndë dhe ata ishin spanjollë.

Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy  ka shprehur keqardhjen e tij lidhur me aksidentin, i cili ndodhi gati 1.6 km larg nga aeroporti San Pablo. Shërbimet emergjente kanë nxituar në vendngjarje dhe thuhet se aeroporti është mbyllur.

Mediat lokale raportojnë se avioni kishte dhënë sinjal se ka pasur një problem me sistemet e tij  pak para rrëzimit. Gazeta El Pais thotë se aeroplani goditi një kullë të energjisë elektrike.

Të mbijetuarit janë dërguar menjëherë në spital me helikopter. Rajoy tha se qeveria ishte e gatshme për të mbështetur familjet e të gjithë atyre që janë përfshirë në aksident.

Lloji i avionit që u rrëzua nuk është përdorur ende nga ushtria spanjolle. Aeroplani është një avion i madh i transportit që është urdhëruar nga tetë vende përfshirë Spanjën për të zëvendësuar një flotë prej avionëve Hercules. Media vendase njoftoi se qeveria spanjolle ka rënë dakord për të blerë 27 prej këtyre avionëve.

Përgatiti: Matea Cane/ Koha Jonë

SHKARKO APP