Spanjollët në radhë për lotarinë e Krishtlindjeve “El Gordo”

Spanjollët kanë krijuar besimin se ky vit pandemie do u sjellë atyre fatin që u duhet për të fituar lotarinë e njohur të Krishtlindjeve, “El Gordo”. Me qindra qytetarë nisën në orët e para të së shtunës të formojnë radhë kilometrike përpara njërës prej pikave të shitjes, pasi shikohet si më fatsjellësja në gjithë Spanjën.

“Dona Manolita” operon prej më shumë se 100 vitesh në qendrën e Madridit, tani edhe nën masat e reja antikovid. Lotaria “El Gordo” konsiderohet një ndër më të vjetrat në botë, që nga 1812-a, dhe funksionon duke përzgjedhur një numër që do të rezultojë fituesi mes 0 dhe 100 mijë.

Biletat kushtojnë 200 dollarë secila ndërsa në shortin e 22 dhjetorit mendohet se do të luhen mbi 2 miliardë euro në total. Rreth 49 mijë spanjollë nuk i kanë mbijetuar dot infeksionit nga Covidi-19, ndaj për shumë prej tyre, lotaria tradicionale po shihet edhe si mundësi shprese pas një viti fatkeq.

SHKARKO APP