Spekulime dhe reagime: Çfarë fshihet pas fashave që mban Trump në duar?

Fashat ngjitëse të vërejtura në duart e presidentit amerikan Donald Trump kanë ngjallur vëmendje dhe spekulime në media dhe rrjetet sociale, duke ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e tij shëndetësore. Pamjet e fundit nga një event publik treguan dorën e tij të mbështjellë, duke shtuar interesin e publikut.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, sqaroi situatën dhe theksoi se nuk ka asnjë arsye për shqetësim. Sipas saj, presidenti është vazhdimisht duke shtrënguar duart me dhjetëra njerëz gjatë takimeve dhe aktiviteteve të përditshme, gjë që ka shkaktuar irritim dhe lodhje në lëkurën e dorës.

“Kjo është arsyeja e vetme për vendosjen e fashave. Presidenti vazhdon të ushtrojë detyrat e tij pa asnjë pengesë,” deklaroi Leavitt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtëpia e Bardhë ka dhënë rregullisht përditësime mbi shëndetin e Trump, i cili në muajin tetor iu nënshtrua një skanimi me rezonancë magnetike (MRI). Mjeku i tij, Sean P. Barbabella, konfirmoi se imazhet kardiovaskulare dhe ato të barkut rezultuan “krejtësisht normale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti 79-vjeçar pritet të vazhdojë aktivitetet e tij publike sipas axhendës së zakonshme, ndërsa stafi i tij këmbëngul se fasha në duar janë thjesht një masë mbrojtëse dhe jo tregues i ndonjë problemi shëndetësor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?