Spiegel: Autorët e atentateve në kontakt me ISIS-in në Arabi Saudite

Autorët e dy atentateve në fund të korrikut në Gjermani të marra përsipër nga grupi Shteti Islamik (ISIS) ishin në kontakt me përfaqësues të organizatës xhihadiste, kryesisht në Arabi Saudite, që i kanë këshilluar mbi kryerjen e sulmeve, sipas të përditshmes “Der Spiegel”.

Në edicionin e saj të së shtunës, gazeta gjermane, që nuk citon burimet e saj, shpjegon se dy personat kanë biseduar me sisteme mesazhesh me persona të ndryshëm numrat e të cilëve të dërgonin në mbretërinë saudite.

“Riaz Khan Ahmadzai, një adoleshent 17 vjeç me origjinë afgane që sulmoi me sopatë më 18 korrik pasagjerët e një treni, ku u plagosën pesë persona, ishte këshilluar nga kontakti i tij në ISIS që të godiste me veturë një turmë me persona, një skenar i ngjashëm me atë në Nicë më 14 korrik në jug të Francës”, sipas Spiegel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autori i sulmit të 24 korrikut, siriani Mohamed Daleel, ishte gjithashtu në kontakt me një anëtar të ISIS-it, që i kishte kërkuar të dërgonte të filmuar shpërthimin e çantës së tij në festivalin e muzikës në Ansbach dhe t’ia dërgonte imazhet grupit xhihadist.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?