Spiunë në pika kufitare, Putin: Të rrisim aftësitë e kundërzbulimit
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se NATO duke armatosur Ukrainën, nuk po vepron si kundërshtar i Rusisë, por si armik. Kurse presidenti Vladimir Putin tha se do të vendosin spiunë në pika kufitare, ku nënvizoi se në këtë mënyrë rritet aftësia e kundërzbulimit.
“Duhet të rrisim aftësitë e kundërzbulimit në përgjithësi, sepse shërbimet sekrete të Perëndimit kanë qenë vazhdimisht shumë aktive sa i përket Rusisë. Tani ata kanë shtuar personelin, aftësitë teknike dhe resurset kundër nesh. Duhet tu përgjigje me të njëjtën mënyrë”, tha Putin.
Kjo mund të çojë në arrestime dhe ndalime të shtetasve të huaj që mund të tentojnë të hyjnë në Rusi.