“Spiunë, terroristë të neveritshëm”, Koreja e Veriut arreston dy koreano-jugorë
Koreja e Veriut njoftoi arrestimin e dy shtetasve koreano-jugorë, nën akuzë për spiunazh dhe i konsideroi ata ”terroristë të neveritshëm”, sipas medias shtetërore të vendit komunist. “Kim Kuk Gi dhe Choe Chun Gil kanë marrë pjesë me zell të madh në fushatën e imperialistëve amerikanë kundër Republikës Demokratike Popullore të Koresë”, deklaroi agjencia koreano-veriore e lajmeve, KCNA. –“Të akuzuarit janë përpjekur për izolimin e Koresë së Veriut duke e konsideruar atë si sponsorë të terrorizmit”, citoi kjo agjenci një zyrtar të Ministrisë së Sigurimit të Shtetit. Të tilla pretendime duken disi të ngjashme me ato të kohës së regjimit komunist në Shqipëri. – ”Ata të dy kanë kaluar edhe një periudhë në Kinë”, theksoi ai, ndërsa Koreja e Veriut vazhdon të konsiderojë armike vendet e tjera demokratike.
KOHA JONË SONDAZH

