Sportistja e nxjerr medaljen e argjendtë në ankand për të shpëtuar jetën e një fëmije. Ja sa para u grumbulluan

Fituesja e medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike të Tokios, Maria Andrejczyk, ka nxjerrë në ankand medaljen e saj të parë për të ndihmuar një fëmijë që ka nevojë të operohet në zemër për të mbijetuar.

Polakja Andrejczyk fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të Tokios në shtizë, por tha se qëllimi i saj ishte të mblidhte para për një kauzë të rëndësishme, pasi kishte luftuar vetë me kancerin e kockave, shkruan “Yahoo!Sport”.

Andrejczyk vendosi ta shiste medaljen për 190,000 dollarë për djalin polak tetë muajsh, Miloszek Małysa, që të shkonte në SHBA për një operacion që do t’i shpëtonte jetën.

Miloszek ka një defekt serioz në zemër, ai ka nevojë për një operacion. Unë dua të ndihmoj. Po nxjerr në ankand medaljen time prej argjendi,” shkroi ajo.

Ajo donte të mblidhte 390,000 dollarë pasi kontribuoi vetë me 180,000 dollarë.

Ankandi i Maria Andrejczyk i tejkaloi pritshmëritë. Të hënën, Andrejczyk njoftoi se dyqani polak Zabka kishte blerë medaljen për 265,00 dollarë.

Pas lajmit të mirë, Zabka shkroi në Twitter se Andrejczyk mund ta mbante medaljen e saj për shkak të gjestit të bukur që bëri.

Ne u prekëm nga gjesti i bukur dhe jashtëzakonisht fisnik i olimpistes sonë, kështu që vendosëm të mbështesim mbledhjen e fondeve për Miloszek. Ne e admirojmë Andrejczyk dhe jemi të lumtur që kemi qenë në gjendje të kontribuojmë,” tha Zabka në Twitter.

SHKARKO APP