“Sqarime Turqisë për deklaratat e Erdoganit, mos të përzihen në punët tona”

Jetlir Zyberaj është zyrtari i parë i Ministrisë së Punëve të Jashtme që i ka reaguar deklaratave kërcënuese të Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Ai ka thënë se do të kërkojnë llogari nëpërmjet kanaleve diplomatike për deklaratat e presidentit turk. Duke reaguar për kërcënimin për rrëzimin e Qeverisë, Zyberaj ka shkruar se Kosova nuk lejon asnjë shtet tjetër të përzihet në punët e brendshme të Shtetit përfshirë edhe rrëzimin e Kryeministrit.

“Turqia është vend mik i Kosovës, vend që e ka mbështetur dhe e mbështet Kosovën në vazhdimësi. Nëpërmjet kanaleve diplomatike në ditët në vijim do të sqarojmë arsyet e deklaratave të bëra nga presidenti Erdogan, në pajtim me marrëdhëniet e mira që kemi si dy shtete dhe të parimeve të barazisë së shteteve sovrane dhe mos-përzierjes në punët e brendshme”, ka shkruar Zyberaj,percjell express.

“Ne jemi të përkushtuar të kultivojmë marrëdhëniet ndërshtetërore me të gjithë partnerët ndërkombëtare dhe me Turqinë mike. Dihet fare mire se Kosova është e hapur për bashkëpunim dhe dialog me Turqinë ne secilën fushë, pa pasur nevojë për interferim në punët e brendshme. Kosova ka institucionet e veta dhe ato udhëhiqen me përgjegjësi dhe respekt nga udhëheqësit e zgjedhur me votën e popullit”, ka shtuar ai.
Reagimi i Zyberajt ka ardhur pas kërcënimeve të Erdoganit drejtuar Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit shkarkoi nga pozita e Ministrit Flamur Sefajn dhe Driton Gashin e AKI-së. Këta dy kishin marrë pjesë dhe ishin në dijeni për operacionin e inteligjencës turke në arrestimin e gjashtë gylenistëve, të cilët pastaj u dëbuan në Turqi. Ndaj këtij kërcënimi ka reaguar edhe Kryetari i Parlamenti, i cili ka thënë se nuk u japin llogari asnjë shteti tjetër për veprimet e udhëheqësve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri tani, për këtë kërcënim, asnjë fjalë s’e ka thënë Ramush Haradinaj dhe as presidenti Hashim Thaçi. Gjashtë shtetasit turq u dëbuan nga Kosova me një vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila kishte revokuar lejet e qëndrimit në Kosovë. Revokimi kishte ndodhur pasi AKI në bashkëpunim me inteligjencën turke kishin konstatuar se të njëjtit persona përbëjnë rrezik kombëtar për Shtetin. Sidoqoftë, operacioni për arrestimin dhe dërgimin e turqve në Turqi ishin zhvilluar gjatë ditës së enjte. Ishin deportuar për në shtetin turk me një procedurë të përshpejtuar..

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?