Srebrenica, Borrell dhe Varhelyi: Në Europë nuk ka vend për mohimin e gjenocidit

“Në Europë nuk ka vend për mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe komisionerit Oliver Varhely, në 27 vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës.

Në këtë deklaratë, e cila nderon viktimat e këtij gjenocidi, thuhet se “ne qëndrojmë së bashku, në pikëllim, me të afërmit dhe miqtë e tyre që i mbijetuan gjenocidit”.

Sipas Borrell dhe Varhely ende edhe sot paqja nuk mund të merret si e mirëqenë.

SHKARKO APP