Stilisti francez i modës varroset në Paris me arkivolin që e dizajnoi vetë

Stilisti i famshëm francez Pierre Cardin është varrosur me një ceremoni private në Paris. Ai ndërroi jetë në moshën 98-vjeçare dhe u varros me një arkivolin të zi të zbukuruar me një shpatë të cilën vetë e kishte dizajnuar, tehu i saj i ngjante një palë gërshërëve të ndërthurura me syrin e një gjilpëre, një gishtëz dhe fijeve.

Cardin lindi në Itali në 1922 por emigroi herët në Francë. Pierre Cardin kaloi fëmijërinë e tij në Saint-Étienne ku edhe mësoi të qepë.

Ai shkoi në Paris në vitin 1945. Një vit më vonë , Christian Dior i ofroi atij një punë si rrobaqepës në shtëpinë e modës që sapo kishte krijuar. Pierre Cardin kaloi katër vjet atje para se të hapte të tijën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?