Stoltenberg: Finlanda dhe Suedia do të anëtarësohen në NATO brenda vitit 2023
Suedia dhe Finlanda mund të anëtarësohen në NATO në vitin 2023, vlerësoi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, duke kujtuar megjithatë se zhvillimet do të varen nga parlamentet e Turqisë dhe Hungarisë.
“Unë pres (që pranimi do të bëhet në vitin 2023), por nuk mund të garantoj datën e saktë, sepse është sigurisht një vendim i parlamenteve të Turqisë dhe Hungarisë, të cilët nuk e kanë ratifikuar ende marrëveshjen.
Ne zhvilluam negociata, dhe ato ishin mjaft kërkuese, korrikun e kaluar kur Turqia, Finlanda dhe Suedia arritën një memorandum në të cilin përshkruanin se si mund të intensifikonin bashkëpunimin e tyre, si në fushën e eksportit të armëve, por edhe, për shembull, në luftën kundër terrorizmit
Finlanda dhe Suedia i janë përmbajtur marrëveshjes dhe janë të përkushtuara për një bashkëpunim afatgjatë me Turqinë për këto çështje. Rrjedhimisht, është koha për të finalizuar procesin e anëtarësimit dhe ratifikimin e protokollit të anëtarësimit”, tha Jens Stoltenberg në një intervistë.
Stoltenberg pranoi se ky është një proces i shpejtë pranimi. “Sigurisht që do të doja që të finalizohej sa më shpejt. Por në të njëjtën kohë, është një proces i shpejtë, krahasuar me të gjitha proceset e anëtarësimit në NATO. Jam i bindur që do të ndodhë por rezervoj të drejtën të hamendësoj se kur saktësisht”, përfundoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

