​Stoltenberg: Koha që Suedia të anëtarësohet në NATO

”Është koha që Suedia të bëhet anëtare e NATO-s sepse ka bërë gjithçka që është e nevojshme që Turqia të miratojë anëtarësimin e saj”, tha sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

“Ka ardhur koha që procesi i ratifikimit për Suedinë të përfundojë. Jam i bindur se Suedia do të bëhet anëtare e NATO-s. Nuk dua të jap një datë të saktë se kur do të ndodhë kjo. Procesi i hyrjes së Suedisë ka kaq ka qenë shumë e pazakontë dhe e shpejtë, zakonisht duhen disa vite”, tha Stoltenberg për gazetën suedeze Aftonbladet.

Në maj, Suedia dhe Finlanda fqinje hoqën dorë nga politika e tyre prej dekadash e neutralitetit ushtarak dhe aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n, pasi Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt. Hyrja e një vendi në NATO kërkon miratimin e të gjithë anëtarëve të Aleancës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Parlamentet e 28 nga 30 anëtarët e NATO-s kanë ratifikuar protokollin për pranimin e Suedisë dhe Finlandës, dhe vetëm Turqia dhe Hungaria nuk e kanë bërë ende këtë. Turqia po u bën presion dy vendeve nordike për të goditur grupet që Ankaraja i konsideron organizata terroriste dhe për të ekstraduar persona të dyshuar për krime të lidhura me terrorizmin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?