Stoltenberg konfirmon se do të largohet nga detyra vitin e ardhshëm: Privilegj i madh
Jens Stoltenberg, thotë se do të largohet nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në tetor 2024. Ai ishte vendosur të jepte dorëheqjen këtë vit, por me luftën në Ukrainë, aleanca e zgjati mandatin e tij me 12 muaj të tjerë.
I pyetur nëse ky vit është vërtet zgjatja e tij e fundit, ish-kryeministri norvegjez tha se “Po, kjo është zgjatja ime e fundit. Është një privilegj të shërbesh si sekretar i përgjithshëm i NATO-s dhe është jashtëzakonisht kuptimplotë, veçanërisht tani, kur ka një luftë të plotë në Evropë”.
Më tej ai u shpreh se “Ne kemi nevojë që Evropa dhe Amerika e Veriut të qëndrojnë së bashku dhe të jesh sekretar i përgjithshëm për të ndihmuar që kjo të ndodhë, ka qenë me të vërtetë një privilegj i madh”.