Stoltenberg: Rusia nuk mund të vendosë veton për pranimin e Ukrainës në NATO
Në Bruksel po mbahet Samiti i NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se nuk është në dorën e Rusisë për të vendosur nëse Ukraina do të lejohet apo jo që të hyjë në NATO.
“Çdo shtet ka të drejtë që të zgjedhë rrugën e tij. Është në dorën e Ukrainës dhe 30 aleatëve që të vendosin se kur Ukraina mund të bëhet një anëtare e NATO-s”, i tha Stoltenberg gazetarëve pas samitit të NATO-s.
Po ashtu ai sqaroi edhe se ”Sigurisht që Rusia nuk mund të vendosë veto mbi atë që do të bëjë Ukraina. Ne nuk do të kthehemi në periudhën kur fuqitë e mëdha vendosnin se çfarë mund të bënin fqinjët e tyre dhe çfarë jo. Është princip bazë që të pranojmë vendimet e çdo shteti”.