Studentët në Serbi bllokojnë tre urat në Novi Sad

Mijëra studentë të universiteteve të Serbisë organizuan një protestë masive në rrugë dhe bllokuan tri ura mbi lumin Danub të shtunën në qytetin verior të Novi Sadit, si simbolike me tre muaj nga rrëzimi i strehës së betonit në një stacion treni në ketë qytet, që shkaktoi 15 të vdekur.
Thirrja e tyre ishte me moton “Tre muaj – Tri ura”. Bllokada e njërës prej urave ajo e Lirisë do të zgjasë për 24 orë, ndërsa të dy të tjerat për vetëm 3 orë. Studentëve të Novi Sadit u janë bashkuar edhe studentët prej Beogradit, të cilët ecën 80 kilometra për dy ditë me radhë.
Protestës iu bashkuan edhe rreth 1.000 motoristë që ishin nisur prej Beogradit. Protestat disa mujore të studentëve për tragjedinë e Novi Sadit detyruan kryeministrin Millosh Vuçeviç dhe kryetarin e Bashkisë së Novi Sadit të japin dorëheqjen në fillim të kësaj jave, ndërsa autoritetet të bënin disa lëshime duke liruar protestuesit e arrestuar.