Studentët ”zbarkojnë” në Florida, frikë për një shpërthim të Covid-19
Pandemia nuk i frenon të rinjtë. Studentët e universiteteve amerikane kanë mbërritur në Florida, për atë që ndoshta është momenti më i lumtur i vitit shkollor, pushimet e pranverës.
Të rinjtë duke injoruar totalisht masat e rekomanduara për frenimin e përhapjes së koronavirusit kanë mbushur plazhet duke shijuar pije të ftohta, diellin e nxehtë dhe ajrin e pastër.
Autoritetet i druhen nisjes së një tjetër vale infeksionesh, edhe pse guvernatori i shtetit, Ron DeSantis tha se i mirëpriste turistët, për t’i dhënë një shtysë ekonomisë vendase.
Shifrat e ditëve të fundit kanë qenë inkurajuese për Shtetet e Bashkuara, një prej vendeve më të goditura nga pandemia.