Studimi/ CoVid-19 ka pësuar 8 herë mutacion
Shkencëtarët kanë identifikuar të patën tetë varietete të koronavirusit që ka provokuar pandeminë aktuale.
Në bazën e hapur të të dhënave, NextStrain janë ngarkuar me mijëra sekuenca gjenetike të CoVid-19, që përfaqësojnë mutacionet e ndryshme, të dobishme për të gjurmuar infeksionin.
Themeluesi i NextStrain, Trevor Bedford tha në një prononcim për National Geographic se mutacionet janë shumë të vogla dhe se asnjë prej varieteteve nuk paraqitet si më vdekjeprurës se tjetri.
Sipas Bedford nuk duket se virusi do të evoluojë drejt një shtame më vdekjeprurëse, teksa sipas tij, shkalla e mutacionit është çdo 15 ditë:
Gjurmimi në kohë reale dhe ndërtimi i kodit genetik të varieteteve të ndryshme jep mundësi më të mira shpjegimi për pandeminë në një rajon apo një tjetër, duke ndihmuar vendimmarrjen.
P.sh një shumicë rastesh të identifikuar në Bregun Perëndimor në ShBA janë lidhur me një varietet që unshfaq fillimisht në Uashington, që vetë është tre hapa modifikimi nga varieteti i parë i identifikuar i CoVid -19.
Në Bregun Lindor virusi duket se ka ardhur nga Kina në Europë dhe më pas në New York.
Ndonëse ky gjurmim nuk paraqet të gjithë dinamikën e pandemisë, ai është patjetër një ndihmë reale për kërkuesit.