FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Studimi i fundit, amerikanët hedhin në plehra 150 000 ton ushqime në ditë

Amerikanët hedhin në plehra rreth 150 000 ton ushqime në ditë, ose e barasvlefshme me më shumë se 400 gram për person, bëhet e ditur në një studim, duke saktësuar se frutat dhe perimet ishin produktet që hidheshin më tepër.

Ky ushqim që shkon i gjithi në koshin e plehrave është kultivuar në afro 7% të tokave bujqësore amerikane dhe mijëra miliarda litra ujë që janë përdorur për prodhimin e tyre, sipas një artikullit të publikuar në gazetën “PLOS One”. Kjo korrespondon gjithashtu me 30% të kalorive që konsumohen çdo ditë nga çdo shtetas amerikan, shkruan Atsh.

Frutat dhe perimet përbëjnë 39% të gjithë këtyre produkteve, të ndjekur nga produktet e qumështit (17%), mishit (14%) dhe drithërat (12%).

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mesin e produkteve që kanë më pak mundësi për të përfunduar në koshin e plehrave renditen patatinat, vaji, produktet me sheqer dhe pijet pa alkool.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Regjimet ushqimore të cilësisë më të lartë bazohen në sasitë më të bollshme të frutave dhe perimeve, që përfundojnë në kosh në sasi më të mëdha se produktet e tjera”, u shpreh Meredith Niles, bashkëautore e studimit dhe asistente pedagoge në Univversitetin e Vermontit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?