Studimi i parë shkencor që tregon përhapjen e koronavirusit përmes ajrit të kondicionerit

Skematika e artikulli i mëposhtëm tregojnë se si në një restorant, ajri i kondicionerit ka ndihmuar në Kinë të infektojë me koronavirus nëntë klientë.

Diagrama i është bashkangjitur një letre të dërguar nga disa shkencëtarë të Guangzhou, Kinë  e më pas është publikuar këtë javë në një revistë shkencore për sëmundje infektive (revista quhej Emerging Infectious Diseases Journal).

Brenda saj autorët shpjegojnë se si kondicioneri ka lëshuar pikëza të vogla likuide (ndryshe në terminologjinë angleze droplets) në restorantin e mbyllur (restoranti ishte pa dritare) më datë 24 janar. Emri i restorantit nuk përmendet.

Skematika shfaq një person të infektuar i referuar me emrin A1, i cili vjen nga Wuhani së bashku me A2 dhe A4 në 23 janar. Individi ishte asimptomatik (pra nuk po shfaqte simptoma) pavarësisht infeksionit të tij nga koronavirusi që kishte.

A1 i raportoi simptomat e tij më vonë, të njëjtën ditë që ai kishte ngrënë drekë në restorant, dhe vajti në spital.

Që prej 5 shkurtit nëntë klientë të tjerë (duke përfshirë këtu katër anëtarë të familjes së A-së, tre anëtarë të familjes së B-së dhe dy anëtarë të familjes së C-së) testuan pozitiv me koronavirus.

“Transmetimi i pikëzave të vogla është favorizuar nga ventilimi i ajrit të kondicionuar. Faktori kryesor mbi infektimin jepet nga drejtimi i rrjedhës së ajrit”, shkruajnë autorët.

“Rrjedha e fortë e ajrit të kondicionerit mund të ketë marrë me vete e lëvizur pikëzat e vogla likuide nga tavolina C në tavolinën A, e më pas në tavolinën B e prapë në tavolinën C”.

Kërkimi ka treguar gjer tani se koronavirusi transmetohet pikërisht prej këtyre pikëzave të vogla likuide. Nën kushtet normale këto pikëza të vogla kanë tendecën të fluskojnë (pra të lëvizin) në ajër për jo më shumë se një metër.

Ajri i kondicionerit ka qarkulluar konstantisht në dhomë. Anëtarët e familjes A dhe C kanë ndarë të njëjtën hapësirë për 73 minuta, ndërsa familjet A dhe B për 53 minuta.

Sipas autorëve, tavolinat kanë qënë në distancë 1 metër me njëra tjetrën.

Restoranteve iu është kërkuar që të reduktojnë kapacitetet e tyre, në mënyrë që të ketë më shumë distancë midis klientëve, sapo ato të rihapen me mbarimin e izolimit.(Business Insider Italia)

SHKARKO APP