Studimi i ri: Inteligjenca artificiale ekzaminuesi më korrekt i kancerit të gjirit

Sfidës së shkencës për të gjetur zgjidhje gjithnjë e më të favorshme për luftën ndaj sëmundjeve të ndryshme, i është bashkuar edhe inteligjenca artificiale, e cila së fundmi premton hapa të rinj për ekzaminimin e kancerit të gjirit.

Studiuesit e udhëhequr nga një ekip në Universitetin e Lund zbuluan se me ndihmën e kompjuterit mund të dallojnë kancerin, megjithëse është e nevojshme të bëhën më shumë kërkime për të përcaktuar plotësisht nëse AI mund të përdoret në programet e shqyrtimit.

Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar ranë dakord që AI ofronte premtime të mëdha në ekzaminimin e kancerit të gjirit dhe ky nuk është studimi i parë që shqyrton përdorimin e AI për të diagnostikuar kancerin e gjirit në mamografi.

Hulumtimet e mëparshme, duke përfshirë disa të kryera në Mnretërinë e Bashkuar, janë parë në mënyrë retrospektive, ku teknologjia vlerëson skanimet të cilat tashmë janë provuar nga mjekët.

Studimi i publikuar në Lancet Oncology, përfshiu më shumë se 80 mijë gra nga Suedia me një moshë mesatare 54 vjeç.

Gjysma e skanimeve u vlerësuan nga dy radiologë, të njohur, ndërsa gjysma tjetër u vlerësuan nga mjeti i shqyrtimit i mbështetur nga AI, i ndjekur nga interpretimi nga një ose dy radiologë.

Në total, 244 gra nga ekzaminimi i mbështetur nga AI u zbuluan se kishin kancer, krahasuar me 203 gra të shqyrtimit standard.

SHKARKO APP