Studimi i ri, lopët mund të shpëtojnë botën nga plastika
Një ndër problemet e shumta që po has planeti ynë në dekadat e fundit, është ndotja. Në natyrë një plastikë i duhen deri në 30 vjet për t’u degraduar plotësisht, dhe ënyrat për të ulur këtë sasi janë nga më të ndryshmet por asnjëra krejtësisht e qëndrueshme.
Kërkimet e fundit po përqendrohen tek enzimat, që ndodhen kudo në natyrë, edhe në krijesa shumë të njohura. Studiuesit e Universitetit të Vjenës kanë studiuar këto enzima tek lopët, dhe po marrin rezultate inkurajuese.
Lëngu gastrik i lopëve përmban një koktej enzimash që mund të shpërbëjnë plastikën me ritme shumë më të shpejta. Përbërja e këtij lëngu po studiohet tani në mënyrë që kjo veti e tij të shndërrohet një praktikë në shkallë industriale.
Enzimat nuk po studiohen vetëm në Vjenë, tek lopët. Në prill, kompania franceze Carbois ka gjetur një enzimë në disa gjethe që mund të degradoi 90% të shisheve plastike në 10 orë. Ndoshta, “maleve” dhe “oqeaneve” me plastikë po i vjen fundi.