Studimi: Koronavirusi që ka gjunjëzuar Europën është më ngjitës se ai në Kinë

Një grup studiuesish kanë arritur në përfundimin se koronavirusi që ka mbërthyer Europën është më ngjitës dhe më i rrezikshëm se ai që nisi në Kinë.

Sipas tyre, koornavirusi ka pësuar mutacion, duke e bërë atë më ngjitës dhe ky lloj sot ka gjunjëzuar Europën dhe SHBA-në.

Ata besojnë se mutacioni ka ndodhur më 9 shkurt në Britaninë e Madhe dhe është përhapur masivisht më pas.

9 shkurti dhe mutacioni i parë

Pas analizimit të 220 gjenomeve të virusit mes mijërave të identifikuara dhe publikuara online nga shkencëtarët e të gjithë botës, kërkuesit italianë dhe amerikanë e çuan vëmendjen në mutacionin e enzimë së polimerasit.

Në të dhënat që kemi, dalja e parë e këtij mutacioni është e 9 shkurtit në Britaninë e Madhe, kur u regjistrua një rritje dramatike e pacientëve në Britaninë e Madhe.

Ky lajm ka ardhur pak kohë pasi, ekspertët shëndetësorë kanë shfaqur frikën se nëse ky virus do të pësojë mutacion, krijimi i vaksinës do të bëhet më i vështirë.

Ekspertët përkujtojnë që të shmanget çdo lloj paniku, dhe që njerëzit të mobilizohen në mbajtjen sa më të mirë të higjienës, larjen e vazhdueshme të duarve si dhe shmangien e kontaktit me njerëzit e infektuar.

SHKARKO APP