Studimi në “British Medical Journal”: Varianti britanik i COVID-19 deri në 100% më vdekjeprurës

Një variant shumë infektiv i COVID-19 i zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar është nga 30 deri në 100 për qind më vdekjeprurës sesa llojet e mëparshme, kanë thënë studiuesit.

Në një studim që krahasonte nivelet e vdekjeve midis njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar të infektuar me variantin e njohur si B.1.1.7 me ata të infektuar me shtame të tjera, shkencëtarët thanë se lloji i ri kishte vdekshmëri “dukshëm më të lartë”.

Botuar në “British Medical Journal” të mërkurën, studimi në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se infektimi me atë që zakonisht njihet si “variant i Mbretërisë së Bashkuar” çoi në 227 vdekje në një mostër prej 54,906 pacientëve me COVID-19, krahasuar me 141 midis të njëjtit numër pacientësh të infektuar me variante të tjera.

“Së bashku me aftësinë e tij për t’u përhapur me shpejtësi, kjo e bën B.1.1.7 një kërcënim që duhet të merret seriozisht”, tha Robert Challen, një studiues në Universitetin Exeter i cili bashkë-drejtoi kërkimin.
B.1.1.7 u zbulua për herë të parë në qarkun anglez të Kent në shtator 2020 dhe që atëherë është bërë lloji dominues në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai u zhvillua shpejt jashtë dhe më shumë se 100 vende të tjera kanë raportuar raste që nga ajo kohë.

Varianti ka 23 mutacione në kodin e tij gjenetik – një numër relativisht i lartë i ndryshimeve – dhe disa prej tyre e kanë bërë atë shumë më të aftë të përhapet.

Shkencëtarët britanikë thonë se është rreth 40-70 për qind më i transmetueshëm se sa koronavirusi i valës së parë.

Përhapja e tij e shpejtë në Mbretërinë e Bashkuar në fund të vitit të kaluar nxiti një rritje të rasteve dhe vdekjeve dhe më 4 janar, detyroi një bllokim të ri kombëtar – i treti i vendit që nga fillimi i pandemisë.

Deri më tani, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar më shumë se 4.3 milionë raste të COVID-19. Virusi ka vrarë gati 125,000 njerëz në të gjithë vendin – një nga shifrat më të larta në botë.

Në një përpjekje për të frenuar krizën, zyrtarët kanë hedhur një inokulim masiv, nga i cili më shumë se 22.5 milion njerëz – rreth një e treta e popullsisë së rritur të Mbretërisë së Bashkuar – ka marrë të paktën një dozë të vaksinës deri më sot.

Kryeministri britanik Boris Johnson muajin e kaluar tha se ishte i bindur se vaksinat që përdoren aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar – prodhuar nga Oxford-AstraZeneca dhe Pfizer-BioNtech – ishin “efektive në mbrojtjen kundër vdekjes dhe gjendjeve të rënda”.

Komentet e tij erdhën mes frikës për shfaqjen e dy llojeve të tjerë shumë infektiv të virusit – të ashtuquajturat variante braziliane dhe afrikane të jugut, të njohura nga shkencëtarët përkatësisht si 20I/ 501Y.V2 ose B.1.351 dhe P.1.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksinat COVID-19 që janë aktualisht në zhvillim e sipër ose janë aprovuar në pjesë të ndryshme të botës pritet të sigurojnë të paktën një mbrojtje ndaj varianteve të reja.

SHKARKO APP