Studimi shokues: Numri i të vdekurve nga koronavirusi mund të shkojë në 400 mijë njerëz

Në një media lokale në Japoni është raportuar se numri i të vdekurve nga koronavirusi në vend mund të mbërrijë mbi 400 mijë njerëz, në rast se nuk merren masa për distancim sociale të personave.

Mediat lokale i janë referuar asaj që e quajnë “projeksion të Ministrisë së Shëndetësisë së Japonisë”. Një ekip i ministrisë që studion grupe të sëmundjes vlerësoi se raste serioze që kanë nevojë për ndërhyrje në ventilator mund të arrijnë në 850 000, njoftoi Kyodo dhe gazeta Asahi.

Parashikimet bazohen në hulumtime nga profesori i Universitetit Hokkaido, Hiroshi Nishiura, një ekspert i sëmundjeve infektive, që drejton punën e qeverisë vendore nëë këtë shpërthim të virusit. Ministria e Shëndetësisë japoneze nuk ka konfirmuar menjëherë raportin.

Administrata e kryeministrit Shinzo Abe ka deklaruar një gjendje të jashtëzakonshme dhe i këshilloi qytetarët të kufizojnë ndërveprimin personal me 70% deri në 80% për të parandaluar një shpërthim në masë. Japonia ka pasur më shumë se 8 000 raste dhe 162 vdekje nga virusi, sipas raportit nga transmetuesi kombëtar NHK.

SHKARKO APP