Studiuesit francezë të bindur se nikotina lufton koronavirusin, do nisin trajtimin me Patch Nikotina
Nikotina mund të mbrojë kundër virusit Covid-19. Kjo hipotezë, e cila u nënvizua nga mjekët kinezë në fillimin e pandemisë, tani rivlerësohet nga specialistë francezë nga spitali kryesor në Paris, La Pitié-Salpêtrière , një nga komplekset më të mëdha mjekësore dhe kërkimore në Evropë.
Një grup studiuesish në Paris po planifikojnë të shqyrtojnë nëse copëzat e nikotinës do të ndihmojnë në parandalimin – ose zvogëlimin e efekteve të koronavirusit të ri.
Kjo pasi një studim francez zbuloi se një pakicë e vogël njerëzish të infektuar me Covid 19, qofshin këta të shtruar në spital apo vetëizoluar në shtëpi, ishin duhanpirës të rregullt në krahasim me popullsinë e përgjithshme.
Ekipi doli me teorinë se nikotina mund të parandalojë infektimin e qelizave nga virusi ose nikotina mund të parandalojë riaktivizimin e sistemit imunitar nga virusi.
Për të provuar këtë teori, shkencëtarët planifikojnë të vendosin copa nikotine te pacientët me COVID-19 – brenda dhe jashtë kujdesit intensiv – dhe te punëtorët e vijës së parë për të parë nëse stimuluesi ka ndonjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit.
Për studimin, të kryer në La Pitié-Salpêtrière, pjesë e Hôpitaux de Paris, sistemit spitalor më të madh në Evropë, u ekzaminuan 480 pacientë të testuar pozitivisht për virusin. 350 ishin të shtruar në spital dhe pjesa tjetër në shtëpi.
Rezultatet treguan se nga pacientët e shtruar në spital, me një moshë mesatare prej 65 vjeç, vetëm 4.4 përqind ishin duhanpirës të rregullt.
Ndërsa në mesin e atyre që ishin në shtëpi, me moshë mesatare 44 vjeç, 5.3 përqind pinin duhan.
Për krahasim, në mesin e popullatës së përgjithshme, 40 përqind e atyre të moshës midis 44 dhe 53 vjeç pinë duhan, dhe rreth 11 përqind e atyre të moshës 65 deri në 75 vjeç pinë duhan.
Studiuesit përcaktuan që shumë më pak duhanpirës duket se janë kontraktuar nga virusi i ri. Por edhe nëse janë infektuar, simptomat e tyre janë më pak serioze.
“Studimi ynë sugjeron fuqimisht se ata që pinë duhan çdo ditë ka shumë më pak të ngjarë të zhvillojnë një infeksion simptomatik ose të rëndë me Sars-CoV-2 në krahasim me popullatën e përgjithshme,”thuhet në studim.
“Efekti është i rëndësishëm.Ai ndan rrezikun nga pesë për pacientët ambulatorë dhe katër për ata që pranohen në spital. Ne rrallë e shohim këtë në ilaç.”
E megjithatë ekipi i ekspertëve nënvizon se qëllimi i studimit nuk është promovimi i duhanpirjes te popullata, paci cigarja paraqet rreziqe fatale për shëndetin.
Sidoqoftë, neurobiologu francez Jean-Pierre Changeux, i cili rishikoi studimin, i tha “The Guardian” se nikotina mund të parandalojë që virusi të bashkohet me qelizat, duke parandaluar përhapjen e infeksionit.
Përveç kësaj, nikotina mund të zvogëlojë reagimin e tepërt të sistemit imunitar ndaj virusit, gjë që çon në komplikime serioze në disa pacientë.
Studiuesit do të verifikojnë rezultatet e studimit duke u vendosur arna nikotine pacientëve në spital, atyre që janë në kujdes intensiv si dhe punëtorëve të shëndetit të vijës së parë.
Ky nuk është artikulli i parë që sugjeron që nikotina mund të mbrojë nga koronavirusi.
Një studim francez nga Université Pierre et Marie Curie zbuloi se vetëm 8.5 përqind e 11,000 pacientëve me koronavirus të shtruar në spital ishin duhanpirës krahasuar me 25.4 përqind të popullsisë së vendit.
Dhe një studim në New England Journal of Medicine zbuloi se 12.6 përqind e 1,100 pacientëve kinezë ishin duhanpirës aktualë dhe 1.9 përqind ishin ish-duhanpirës.
Sidoqoftë, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka thënë se cigaret mund të rrisin rrezikun e kontraktimit nga sëmundja.
“Njerëzit që pinë cigare mund të jenë në rrezik të rritur nga infeksioni me virusin që shkakton COVID-19, dhe mund të ketë rezultate më të këqija nga COVID-19”, tha agjensia për Bloomberg News.
FDA ka paralajmëruar më parë për ‘rezultatet më të këqija’ për koronavirusin tek duhanpirësit, por nuk specifikoi se çfarë donte të thoshte.