Studiuesit kinezë: Koronavirusi ka pësuar mutacion, mund të jetë më vdekjeprurës

Chinese coronavirus 2019-nCov under the microscope. 3d illustration

Një grup studiuesish kinezë kanë hedhur mendimin se koronavirusi ka pësuar mutacion, duke e bërë atë edhe më vdekjeprurës në disa vnde.

Ata shprehen se ai ka ndryshuar në 30 lloje të ndryshme, të cilat paraqesin edhe më shumë komplikime për pandeminë. Zbulimi erdhi nga një ekip studiuesish kinezë nga Universiteti Zhejiang.

Llojet e virusit (shtamet) të shpërndarë brenda Kinës ishin disa nga ato më të rrezikshmet, të cilat u përhapën në të gjithë Evropën. Ndërkohë, llojet më të dobëta ishin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Autorët thonë se gjetjet e tyre janë të parat fakte që tregojnë se mutacioni mund të ndikojë në ashpërsinë e sëmundjes.

Për studimin, të botuar të dielën, ekipi analizoi shtame virale nga 11 pacientë me koronavirus “kinez”. Çuditërisht, ekipi gjeti disa nga mutacionet më vdekjeprurëse në Zhejiang, vendin ku ndodhet universiteti.

Këto mutacione ishin parë edhe në disa vende evropiane të goditura siç janë Italia dhe Spanja, përpara se të përhapeshin në epiqendrën amerikane, në New York.

SHKARKO APP