Studiuesit zbulojnë klimën e “preferuar” të COVID-19, ja vendet me risk të lartë

Koronovirusi preferon motin e ftohtë e të thatë, e përhapet me ritme më të ulëta në klimat shumë të nxehta dhe të lagështa. Dy studiues italianë, Francesco Ficetola dhe Diego Rubolini nga Universiteti Shtetëror i Milano, kanë zbuluar faktin e ri, duke studiuar raportin e rasteve me Covid-19 dhe kushteve klimatike në një shkallë globale.

Rezultatet, të publikuara në faqen e internetit medRxix, ngrenë nivelin e alarmit për rajone të mëdha të hemisferës jugore të botës (përfshirë Amerikën e Jugut, Afrikën e Jugut, Australinë dhe Zelandën e Re), ku pandemia mund të godasë më rëndë gjatë muajve të ardhshëm.

Kujdesi, duhet të mbetet shumë i lartë, sepse virusi SarsCoV2 është një armik veçanërisht i fshehtë: ai është i aftë të prekë traktin e sipërm të frymëmarrjes, në mënyrë që të përhapet edhe nga ata që vuajnë vetëm nga simptoma të lehta, siç tregohet nga një studim i Universitetit Charité të Berlinit botuar në “Nature”, shkruan Ansa.

Sidoqoftë, sa më shumë të dimë për koronavirusin e ri, aq më shumë bëhet e mundur të kuptohet se çfarë mund të frenojë llojin e tij në botë.

Kushtet klimatike, për shembull, me ndryshimet e temperaturës dhe lagështisë. Studiuesit e Universitetit Shtetëror të Milanos arritën në këtë përfundim pasi llogaritën shkallën e rritjes së rasteve Covid-19 në mbi 100 vende dhe makro rajone në të gjithë botën. Sipas tyre infeksioni përhapet më shpejt në temperatura mesatare duke nisur nga 5 grade C dhe lagështi mesatare e të ulët. Në të kundërt, në klimat shumë të nxehta dhe të lagështa karakteristike për disa zona tropikale, epidemia duket se do të përhapet shumë më ngadalë.

SHKARKO APP