Stuhia dimërore që kërcënon botën, banorët në rrezik

Miliona amerikanë po përgatiten për atë që mund të jetë një nga stuhitë më të mëdha dimërore në Shtetet e Bashkuara ndër vite, paralajmëron Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së, sipas mediave amerikane.

Më shumë se 120 milionë banorë ose mbi një të tretën e popullsisë së vendit pritet të preken nga kjo stuhi gjatë fundjavës. Ndërkohë, Washington Post raporton se sistemi i fuqishëm atmosferik mund të shtrihet në mbi 3 000 kilometra përgjatë territorit amerikan.

Stuhia me reshje të dendura bore dhe erëra të forta pritet të prekë shtetet jugore, disa zona të Midwest-it dhe Bregun Lindor, ku do të godasë të dielën. Mes zonave më të rrezikuara janë edhe metropoli i Nju Jorkut si dhe kryeqyteti Uashington.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për rrugë të akullta dhe kushte shumë të rrezikshme për udhëtim. “Kombinimi i borës dhe erërave të forta mund të ulë ndjeshëm dukshmërinë në rrugë”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet paralajmërojnë gjithashtu për mundësinë e rrëzimit të pemëve dhe ndërprerjeve të energjisë elektrike. Sinoptikanët theksojnë rrezikun e hipotermisë dhe ngrirjes, duke u bërë thirrje qytetarëve të mbrojnë edhe kafshët shtëpiake nga temperaturat ekstreme.

“Erërat e forta do ta bëjnë temperaturën e ndjeshme të ndihet edhe më e ulët”, shtojnë ata.

Në shtetin jugor të Teksasit, autoritetet kanë aktivizuar menaxhimin e emergjencave për të përballuar situatën, përfshirë monitorimin e shtuar të furnizimit me energji elektrike dhe ndërhyrjen për pastrimin e rrugëve në rast nevoje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 23533 (77.2%)
Jo 6954 (22.8%)

Vota totale: 30487