FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Stuhitë e dëborës në Gjermani shkaktojnë të plagosur dhe kaos në trafik

Shumë motoçiklistë u plagosën sot në të gjithë Gjermaninë për shkak të stuhive të dëborës dhe shirave të acartë që kanë përfshirë të gjithë vendin.

Autostrada A3 pranë Dyseldorfit u bllokua pjesërisht sot pasi një kamion humbi drejtimin dhe bllokoi tri korsi, ndërkohë që nuk pati asnjë të plagosur.

Stuhitë e dëborës dhe shirat e acartë përfshinë Gjermaninë dje në mbrëmje. Pranë qytetit lindor të Drezdenit një 34-vjeçare humbi drejtimin e makinës së saj duke u përplasur me një pemë dhe duke u plagosur rëndë së bashku me të bijën. Ato u dërguan në spital për plagosje të rënda.

Ndërkohë, në qytetin perëndimor të Dortmundit ndodhën 33 aksidente me plagosje të rënda dhe të lehta, sipas policisë. Shumë makina bllokuan trafikun në autostradat A1 dhe A45 të Dortmundit duke shkaktuar konfuzion të madh, njofton ATSH.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka regjistruar edhe shumë aksidente në shtetin jugperëndimor të Baden-Wuerttembergut. Në qytetin e Walldorf, një person i plagos rëndë pas përplasjes së një autobusi me një makinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?