Suedia refuzon të izolohet, sfidon Trumpin dhe rrjedhën shkencore për COVID 19

Pjesa më e madhe e Evropës është e mbyllur nga koronavirusi, me kufizime të mëdha në lëvizje dhe gjobitje për ata që shkelin masat.

Por jo Suedia. Restorantet dhe baret janë të hapura në vendin nordik, fushat e futbollit dhe shkollat gjithashtu.

Kjo qasje ka tërhequr vëmendjen e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Por qeveria suedeze është e bindur që politika e saj mund të funksionojë. Ministrja e Jashtme Ann Linde tha për televizionet suedeze të mërkurën se Trump ishte “faktikisht i gabuar” për të sugjeruar se Suedia po ndiqte teorinë e “imunitetit të tufës”, për të lënë njerëz të mjaftueshëm të preken nga virusi ndërsa mbrojnë të prekurit, domethënë popullsia e një vendi ndërton imunitet kundër sëmundjes, shkruan CNN.

Strategjia e Suedisë, tha ajo, eshte: “Asnjë bllokim, mbështetemi shumë te njerëzit që marrin vetë përgjegjësinë”.

Epidemiologu Anders Tegnell gjithashtu kritikoi Donald Trumpin që kishte thënë se Suedia po bënte keq.

“Unë mendoj se Suedia po bën mirë”, i tha ai CNN Expressen. “Kjo po prodhon rezultate cilësore në të njëjtën mënyrë siç është bërë gjithmonë. Deri më tani kujdesi shëndetësor suedez po e trajton këtë pandemi në një mënyrë fantastike”.

Që nga 9 prilli, Suedia ka 9.114 raste të virusit COVID-19 dhe 793 vdekje, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

Sa i përket vdekjeve, deri më 8 prill, nga koronavirusi llogariteshin 67 vdekje për 1 milion shtetas suedez, sipas Ministrisë Suedeze të Shëndetësisë. Norvegjia kishte 19 vdekje për 1 milion, Finlanda shtatë për 1 milion.

Sidoqoftë, në disa mënyra, Suedia është më e përgatitur sesa vendet e tjera. Rreth 40% e fuqisë punëtore të vendit punonte rregullisht nga shtëpia, madje edhe përpara se të goditej nga virusi dhe Suedia ka një raport të lartë të njerëzve që jetojnë vetë.

Muaji tjetër do të përcaktojë nëse sistemi suedez ka të drejtë apo jo.

SHKARKO APP