Suksesi i Suedisë gjatë pandemisë, ministrja: Nuk bëmë asgjë me detyrim

Në një qendër shëndetësore në qendër të Stokholmit është thuajse bosh, me vetëm 1 pacient me koronavirus të shtruar. Maskat në Suedi nuk kanë qenë asnjëherë të detyrueshme, me urdhër nga qeveria pasi prej vetë saj janë cilësuar si masa sipërfaqësore. Sot, pavarësisht muajve të parë pas shpërthimit të pandemisë, Suedia ka normën më të ulët të vdekjeve në mbarë Europën. Shumica e viktimave ishin të moshuar. 9 në 10 prej tyre ishin mbi të 70-tat. 45% e vdekjeve janë regjistruar në shtëpitë e të moshuarve.

Situata pandemike në Suedi ka ngritur pikëpyetje, kryesisht tek konservatorët amerikanë. Përse të lodhemi me karantinë dhe maska, kur mund t’i lejojmë njerëzit të vazhdojnë jetën normalisht, të infektohen dhe të fitojnë imunitet, duke mbrojtur vetëm të moshuarit? Edhe pse me masa jo të detyrueshme, qeveria suedeze kërkon aksion dhe mbi të gjitha ndërgjegjësimin e qytetarëve ndërsa vendi është mbushur me udhëzime kudo dhe sistemi universal shëndetësor ofron siguri, edhe në këtë periudhë.

“Ne nuk kemi pasur karantinë të detyrueshme por patëm shumë ndryshime në shoqërinë suedeze. Gjatë verës, jemi marrë me studime, kryesisht për të ditur si do të veprojmë me shkollat dhe universitetet. 30-40% e popullsisë sonë ende punon nga shtëpia. Të sëmurët qëndrojnë në shtëpi, kryesisht ata pa simptoma. Muaj më parë në rrugë nuk shihje njeri, bizneset ishin në vështirësi, shumë gjëra ndryshuan. Nuk lejuam mbajtjen e aktiviteteve sportive apo kulturore. Gjërat ndryshuan por jo me detyrim. Mendoj se kështu ne bëmë diferencën”, thotë Lena Hallengren, Ministre e Shëndetësisë.

SHKARKO APP