Sulm me armë zjarri në Gjermani, dy të vdekur

Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë në qytetin Halle në Gjermani. Sipas autoriteteve të shtënat me armë kanë ndodhur pranë një sinagoge dhe forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorëve të cilët janë larguar me një makinë.

 

Dëshmitarët tregojnë se një person qëlloi me armë automatike dhe më pas hodhi një granatë në drejtim të varrezave hebraike. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes dhe banorët e zonës janë urdhëruar të qëndrojnë në banesat e tyre deri në përfundimin e operacionit të policisë.

sallë

 

SHKARKO APP