FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulm me bombë dhe armë në një xhami gjatë faljes, 85 të vdekur në Egjipt

Një sulm me bombë dhe armë ka ndodhur në një xhami në provincën Sinai në veri të Egjiptit, duke vrarë 85 persona, kanë lajmëruar agjencitë shtetërore të lajmeve.

Dëshmitarët thanë për mediat egjiptiane se ngjarja ndodhi në qytetin Bir al-Abed, gjatë lutjeve të së premtes.

Policia lokale tha se disa persona nga katër automjete hapën zjarr ndaj adhuruesve, njofton Associated Press. Egjipti po lufton me një kryengritje islamike në rajon, e cila është intensifikuar që nga viti 2013.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç të vdekurve, rreth 80 vetë të tjerë u plagosën gjithashtu në sulmin vdekjeprurës, thanë zyrtarët e shëndetësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Abdul Fattah al-Sisi do të takohet me zyrtarë të sigurisë për të diskutuar incidentin, njoftoi televizioni Ekstra Neës i Egjiptis.

Nuk dihet ende se kush ishte pas sulmit të së premtes. Militantët xhihadisë kanë bërë një kryengritje vitet e fundit, duke kryer sulme pasi ushtria e Egjiptit përmbysi presidentin islamik Mohammed Morsi në korrik të vitit 2013.

Qindra policë, ushtarë dhe civilë janë vrarë që atëherë, kryesisht në sulme të kryera nga grupi i Provincës Sinai, i cili është i lidhur me të ashtuquajturin Shteti Islamik (IS).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?