Sulm me thikë në Aeroportin e Dyseldorfit, ka të plagosur

Një sulm me thikë është regjistruar në Aeroportin e Dyseldorfit këtë të martë.

Mediat e huaja shkruajnë, se një person, ka goditur me thikë një tjetër në sportelin ku paguhet parkimi i aeroportit.

Nga sulmi ka mbetur i plagosur lehtë një person, i cili është dërguar menjëherë për në spital.

Nga krahu tjetër, autori i sulmit është ende në arrati.

SHKARKO APP