Sulm me thikë në një stacion treni në Gjermani, disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të martën në mëngjes në Frankfurt. Mediat e huaja raportojnë se një burrë ka sulmuar me thikë disa persona dhe më pas është arrestuar nga policia.

Policia e Frankfurtit tha se asnjë nga të lënduarit nuk kishte lëndime të rrezikshme për jetën.

Një zëdhënëse e policisë tha gjithashtu se hetimi ishte ende duke vazhduar dhe se autoritetet nuk mund të jepnin asnjë detaj në lidhje me sulmuesin.

Transmetuesi lokal Hessenschau raportoi se incidenti ndodhi pranë stacionit kryesor të trenit të qytetit dhe se të lënduarit u dërguan në spitalet aty pranë.

SHKARKO APP