Sulm me thikë në shkallët e një hoteli, humbin jetën tre persona, gjashtë të tjerë mbeten të plagosur
Tre persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një sulmi me thikë në shkallët e një hoteli në qendër të qytetit të Glasgow.
BBC raporton se autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë është qëlluar për vdekje nga policia. Ndër të plagosurit është edhe një oficer policie, për të cilin u tha se ishte në gjendje kritike.
Policia skoceze tha që situata ishte në kontroll dhe nuk kishte rrezik për evoluimin e situatës, ndërsa oficerët e armatosur mbeten në vendin e ngjarjes jashtë Park Inn, në Rrugën West George.
Kryeministri Boris Johnson tha se ai ishte “thellëzisht i trishtuar nga incidenti i tmerrshëm në Glasgow”.