Sulm terrorist, 10 persona humbin jetën dhe 2 gra rrëmbehen
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe dy gra janë rrëmbyer nga një sulm terrorist në veri të Nigerisë.
Mediat lokale shkruajnë se ngjarja është kryer nga një grup islamik kundër një grupi të krishterë dhe personave që punojnë për grupet ndërkombëtare të ndihmave. Sipas dëshmitarëve, agresorët ishin të veshur me rroba të rreme të ushtrisë nigeriane dhe ndalën kolonën e makinave që ishin duke udhëtuar drejt qytetit Maiduguri.
Pas ndalimit të makinave, grupi terrorist ndau personat e krishterë në njërën anë dhe personat që punonin për grupet ndërkombëtare të ndihmave në krahun tjetër. Pas kësaj ndarje ato qëlluan me breshëri armësh në drejtim të personave krishterë, duke vrarë 10-të prej tyre. Pas këtij veprimi ato rrëmbyen dhe dy gra e u larguan me shpejtësi.
“Reuters”, shkruan se nuk dihet nëse agresorët kanë lidhje me grupin “Boko Haram”, apo ndonjë grup tjetër terrorist, përfshirë këtu degën e Shtetit Islamik në Afrikën Perëndimore.