Sulm terrorist në Francë/ Gruaja bërtiste “Allahu Akbar” në metro

Dëshmitarët raportuan se një grua bërtiste “Allah Akbar” dhe bënte thirrje për terrorizëm. Ajo ka mbetur e plagosur në pjesën e barkut dhe më pas është dërguar në spital.

Gruaja u izolua fillimisht nga policia mëngjesin e sotëm në një stacion metroje në Paris dhe më pas u plagos gjatë një ndërhyrje policore.

Autoritetet sqaruan se ajo ishte plotësisht e mbuluar, lavdëroi terrorizmin dhe bërtiti “Allah Akbar”, sipas dëshmitarëve të cituar nga mediat franceze. Gruaja e panjohur, që vinte nga Banlieue, u izolua në stacionin e Bibliotekës François Mitterrand, e cila u evakuua menjëherë nga të gjithë të pranishmit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?