Sulmet ajrore në Jemen nga Arabia Saudite, 40 të vdekur

Paqja në botë nuk po gjen karar. Si të mos mjaftonte lufta në Afganistan, Irak e Siri, të paktën 39 civilë kanë vdekur në Jemen që nga fillimi i sulmeve ajrore nën drejtimin saudit kundër rebelëve shiitë, njoftuan sot zyrtarë nga Ministria jemenase e Shëndetësisë.  – ”Dymbëdhjetë persona humbën jetën gjatë një sulmi dje në mbrëmje vonë në një bazë ushtarake në veri të Sanas, sulme që prekën një lagje rezidenciale aty pranë”, shtuan burimet.   Si shumë ministri të tjera, edhe ajo e Shëndetësisë kontrollohet nga rebelimi shiit i huthëve. Arabia Saudite dhe më shumë se 10 vende të tjera arabe kanë filluar prej dy ditësh sulme ajrore kundër rebelimit shiit për mbrojtjen e presidentit të vendit, i cili ndodhet aktualisht në qytetin e Adenit

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?