Sulmet e vijueshme Izrael-Iran, Trump mbledh Kabinetin e Sigurisë

Presidenti i Amerikës, Donald Trump do të takohet me ekipin e sigurisë kombëtare në lidhje me luftën Izrael-Iran në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë.

Trump u kthye herët nga samiti i G7 për t’u përqendruar te Irani dhe u tha gazetarëve në Air Force One gjatë natës se nuk ishte i interesuar për një “armëpushim”, por për një “fund të vërtetë” të luftës dhe të programit bërthamor të Iranit.

Zyrtarët izraelitë vazhdojnë të besojnë se SHBA-të ka të ngjarë të hyjnë në luftë në një moment për të bombarduar uzinën nëntokësore të pasurimit të uraniumit të Iranit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Amerika e ndihmuar Izraelin të mbrohet nga raketat që vijnë, por kanë refuzuar të marrin pjesë në operacione ofensive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?